7 Mënyra si të keni një dyqan online

Industria e tregëtis elektronike po lulëzon.Pjesa më e madhe e popullsisë bëjnë blerje në internet,dhe bizneset po përfitojnë nga ky trend.

Nëse keni një kompani ekzistuese ose doni të filloni një biznes të shitjeve online, një faqe e commerce mund të jetë një mundësi mjaftë fitimprurëse.Por para se të filloni të mendoni për marzhet e fitimit tuaj dhe shitjeve në internet,duhet të krijoni një faqe në internet e-commerce

Mund t’ju duket si një detyrë shqetësuese krijimi i një faqe e- commerce.Por për fat të mirë fillimi i një faqe e- commerce nuk është aq i vështrirë.

Jo të gjithë kanë një përvojë në krijimin e një faqe në internet, disa të tjerë nuk mund të kenë fare.Por pavarsisht nga niveli i përvojës suaj dhe njohurive teknike,unë do t’ju shpjegoj 7 hapa se si të veni në funksion dhe të rrisni faqen tuaj të tregëtisë elektronike.

Përmbajtja

  1. Çfarë dëshironi të shisni
  2. Zgjidhni emrin e brandit tuaj
  3. Krijo një uebfaqe
  4. Instaloni WooCommerce
  5. Shtoni produktet tuaj
  6. Zgjidhni një temë për dyqanin tuaj
  7. Filloni marketingun e dyqanit tuaj online.

 

  1. Vendosni se çfarë dëshironi të shisni

Përpara se të mendoni për detajet e krijimit të një dyqani në internet, duhet të keni të qartë se çfar shërbimi ose produkt dëshironi të ofroni.Klientët tuaj ideal kush janë? Përcaktoni ato.Blerësi mund të jetë shumë i dobishëm në këtë drejtim,ai ju tregon bazën tuaj ideale të klientëve,por ju jep depërtim në sjelljen e tyre,kështu që ju tashmë e dini se ku t’i targetoni ata.

Pra, fillo me intersat tuaj.Përcaktoni klientët tuaj ideal dhe çfarë i bën ata që dëshirojnë të blejnë produktin që ju ofroni.Një hulumtim mbi konkurrecën do ishte pozitiv për ju.Shikoni mbi pozicionimin e produkteve të tyre,cilët janë klientët e tyre dhe mësoni nga kjo dhe nërtoni mbi  përvojat e njerëzve të tjerë.

Filloni me 20-30 produkte.Kjo do t’i japë ndjenjën e një dyqani të plotë audiencës tuaj, gjithashtu nuk është dhe një mbingarkesë për ju.

2. Zgjidhni një emër për markën tuaj

Kjo është pjesë që jo shumë njerëz e kanë të preferuar,por mos e urreni këtë pjesë,por shikojeni si një përpjekje vërtetë argëtuese.Sidoqoftë.Emri me të cilin do përfundonit ka shumë rëndësi për suksesin tuaj të ardhshëm dhe aftësi për të prezantuar biznesin tuaj në mënyrë efektive.Më poshtë po ju tregoj një listë me ide të thjeshta për krijimin e një marke.

  • Zgjidhni një emër të lehtë për tu shkruar dhe shqiptuar.
  • Disa fjalë ose më pak për tu mbajtur mënd leht, psh 3 fjalë.
  • Domain.psh .com ky është më i populluari.
  • Zgjidh një emër që është i markuar.Kështu që konsumatori mos të gabojë për një biznes tjetër të ngjashëm.Pra emri duhet të jetë shumë origjinal.
  • Sigurohuni që emri juaj të jetë paqësorë dhe ka të bëj me ngrohtësin e produktit.
  • Mos të ketë konfilte me marka tregëtare ,Pra para se të lançoni markën tuaj bëjini një kontroll të shpejt për verifikimin e saj.

Pasi të keni zgjedhur emrin tuaj, bashkangjiteni atë me domenin tuaj.Por mos harroni nëse jeni gati për ndërtimin e dyqanit tuaj online Bluehost ofron domen falas për vitin e parë.

3. Krijoni një Uebfaqe

Kjo është pjesa më e mirë: pasi keni kuptuar mirë target grupin e klientëve tuaj, potencialin dhe produkte/shërbimet që do ofroni për shitjet tuaj, është koha që ju të ndërtoni dyqanin tuaj online.Ju mund ti bëni të gjitha vetë, pa pasur nevojë për ndihmën e një profesionisti, dhe pa menduar se si do jetë cilësia e rezultatit përfundimtarë.Në fund kur ta mbaroni do shikoni që rezutati do jetë i njëjtë sikur faqen tuaj ta kishte ndërtuar një profesionist IT.

1) Klikoni në Bluehostin dhe regjistrohuni për web hosting.

Eshtë nr 1 i rekomanduar i faqes në internet,dhe kan ekzistuar prej vitesh duke na vërtetuar se ofrojnë shërbime të nivelit të lartë,Kanë çmime të përballueshme me një faturë mujore diku ke 3.95$

Klikoni në planin Bazë:

Plani bazë është më i lirë por zgjedhja varet nga ju pastaj se çfarë plani dëshironi të zgjidhni. Në hapin tjetër. vendosni emrin e domain-it që do regjistroni me emrin e dyqanit tuaj,, mund të vendosni domain ekzistues ose te regjistroni një të ri.

Domain e parë do e mernin për një vit falas.

2) Instaloni WordPress

WordPress është një sistem operativ për faqet e internetit.I lehtë për të punuar dhe shumë i fuqishëm.Për të instaluar WordPress mjafton të hyni në panelin tuaj të përdoruesit Bluehost,shkoni në My Site, dhe më pas klikoni në Create Site.

Bluehost do tju kërkoj disa detaje themelore, si emri që dëshironi të vendosni faqes tuaj,next emri dhe domain,kjo për arsye sepse Bluehosr  kërkon sigurinë për adresën që do përdorni në sit.

Klik Next për të instaluar WordPress.

Më pas shfaqet ekrani i konfirmimit dhe do jeni në gjëndje të indentifikoheni në panelin tuaj,ku administratori është WordPress.

Kështu ju jeni të gatshëm për të përpunuar atë faqe të bardh dhe bosh të WordPress-it në një dyqan elektronik duke përdorur plugin WooCommerce.

4. Instaloni WooCommerce.

Për të instaluar , hyni në panelin tuaj admin të WordPress dhe shkoni në Plugin  klikoni Add New në fushën e kërkimit shkruani “WooCommerce” pastaj instalo dhe aktivizo plugin.

Pas konfigurimit fillestar WooCommerce çon në punë dyqanin tuaj.

Krijoni faqet thelbësore të dyqanit tuaj në internet

Faqet e dyqaneve në internet janë një llojë i veçantë,të cilave u duhen disa faqe të veçanta për ta vën në funksion si duhet.Ndaj dhe gjatë konfigurimit një nga opsionet që ju ju jepet që të zgjidhni është se do lejoni WooCommerce të bëj një faqe automatike ku përfshihen:

“Dyqan” – i cili shfaq produktet tuaja.

“Shporta”- na lejon të vendosim produktet tona para se të vashdojmë me blerjet.

“Arka” – zgjedhja e mënyrës së transportit/dorëzimit dhe paguajnë për blerjet

“Llogaria ime” – kronologjia e porosive të kaluara dhe menaxhimi i detajeve të tjera.

Pasi jeni dakortësuar me këtë faqe ju tashmë duhet të klikoni butoni vashdo dhe WooCommerce do të vendosë këto për faqen tuaj

Lokalacioni /Vendodhja

Në themelimin e faqes, konfigurimi do tju kërkoj dhe vendosjen e vendodhjes tuaj të dyqanit,valuta që do zgjidhni,pra bëni zgjedhjet tuaj dhe klikoni vazhdo.

Zgjidh mënyrën e pagesë

Mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të bër pagesa në internet është Paypal.Kjo nuk do të thotë që ju nuk keni mundësi zgjedhjeje

5. Shtoni produktet tuaj

Kjo është faza juaj e parë ku mund të pasuroni katalogun tuaj të dyqanit me produket e zgjedhura.Krijoni kategoritë. Shtoni kategoritë tuaj duke kaluar më parë te produktet.Më pas kategoritë në panelin tuaj..URL-në,kategorinë, prind e cila ka disa limite për funksionin e faqes,përshkrim të kategorisë,llojin ekranit dhe imazhin.WooComerce ka gjithçka që ju nevojitet për të shtuar produktet tuaj me një hapsirë të bollshme për infomacionin dhe madhësin e imazhit.Lejon hapsirë për përshkrimin e produktit tuaj, emrin e produktit,çmimin, informacionin e transportit dhe çdo detajë tjetër.Pai të keni mbaruar me të gjitha udhëzimet e lartëpërmendura,ajo që ju ka ngelur të bëni është të publikoni produktin tuaj , të klikoni në butonin PUBLIKIM, dhe produkti juaj i parë do shfaqet në dyqanin tuaj online,kështu ju sa po keni shtuar produktin tuaj të parë,Suksese!

Një nga dyqanet e reja ë i është shtuar tregëtis elektronike është dhe Dropship.me, por për këtë do ju shkruaj në një artikull tjetër.Me instalimin e Dropship.me, do keni më shumë se 50,000 produkte nga gjigandi i shitjeve online AliExpres

6. Zgjidhni një theme për dyqanin tuaj.

WordPress ka me mijëra theme për të gjithë uebin, dhe WooCommerce integrohet me ato. Kjo pa dyshim që është gjë shumë e mirë,ajo që duhet të bëni tani është të zgjidhni një theme për dyqanin tuaj, i cili të ketë një pamje ashtu siç ne e dëshirojmë.

Ja tre theme e mëèposhtme që ofrojnë përfitimet e tyre specifike.

  • Storefront.Kjo është theme zyrtare për WooCommerce.Eshtë shumë e thjeshtë për të filluar me të. Ka dizanj të kuruar dhe është shumë i shpejtë.
  • Neve. Një theme me opsion të personalizuar dhe pamje të mrekullueshme. niche të ndryshme.
  • Astra. Me një pamje të ushtrisë zviceriane dhe një thikë që vjen me një mori vendesh.

Disa këshilla për t’i pasur në mëndje

Sa do të keni produkte ose shërbime të mira do ishte e kotë  pa një faqe interneti tërheqëse,miqësore për përdoruesit, e lehtë për tu naviguar, vizuale , e shepjtë etj. pa këto do jetë e vështirë të kesh vëmëndjen e vizitorëve , klientëve etj.

Një fushatë marketingu dhe shpenzimi i disa parave për rreklama do ishte diçka e mënçur nga ana juaj nëse e provoni, kështu do shihni nëse po funksionon ose diçka po përmirësohet.Përshtypjet e para janë gjithmonë të rëndësishme..

Dizanji i biznesit tuaj në internet është themeli i një ecurie pune. mos harroni një vizitor mund të shndërrohet në një klient.

  • Dizanji –Kujdes dizanji duhet të jetë i qartë dhe jo konfuz. Një vizitor që nuk ka qartësi në faqen tuaj të internetit ngelet konfuz dhe nuk mund të blejë asgjë.
  • Blloku me përmbajtjet e tij – duhet të ketë një pamje tërheqëse në momentin që dikush viziton sitin tuaj.Në këtë bllok ju shaqni produktet tuaja.
  • Aksesi nga celulari -Rreth 80% e individëve disponojnë një smartphone,por një pjesë e madhe e vizitorve të faqes tuaj do të largohen me një herë pasi të vejnë re një përvojë zhgënjyse në shfletimin e faqeve tuaj të biznesit në internet nga celulari
  • Një strukturë e mirë lundrimi -Një menu e qartë dhe e kuptueshme për vizitorët që lundrojnë në faqen tuaj për të gjetur atë që kërkojnë.

7. Filloni marketingun e dyqanit tuaj online

Ka disa mënyra që ju të rrisni trafikun e dyqanit tuaj online. po ju tregoj disa. Kërkoni njerëz ose të njohurit tuaj pë çfarëdo arsye.Kontaktoni me to për të marë ide rreth promovimit të produkteve tuaja. Kushtojini vëmëndje ndjekësve të tyre, pyesni për numrin e angazhuesve që marrin nga një postimin i ngjashëm me tuajin.Lidhni një kontrat virtuale duke i dërguar atyre dy ose tre nga produktet tuaj promovuese

ADS(Rreklama me pagesë)

Një promovim i sponsorizuar në instagram ose Facebook do ishte një maketing i jashtëzakonshëm për dyqanin tuaj. Disa dyqane në internet zgjedhin këtë mënyrë marketingu..Google AdWords është platforma më e popullarizuar për reklamimin e produkteve tuaja.

Marketig në rrjetet sociale

 I vetmi që kemi ndërmënd tani është instagrami.Por kjo nuk do të thotë që instagrami është i vetmi vën ku duhet të promovojmë dyqanin tonë online.Por ju duhet të jeni të pranishëm aty ku klientët tuja rrijnë, si psh Fcebook,Twitter,etj. Por mos harroni dhe të kërkoni se çfarë konkurenca juaj po bën dhe si po shkon me promovimin e dyqaneve të tyre.Kushtojini vëmëndje kësaj gjëje dhe merrni parasysh strategjitë e tyre dhe taktikakt. Kjo gjo do t’ju vijë në ndihmë. Vendosni qëllimet tuaj se çfarë dëshironi të arrini përmes rrjeteve sociale.Këto synime duhet të jenë një urë lidhëse midis markës dhe klientëve.

SEO

SEO ka disa përfitime që janë ideale për një biznes:Një rritje e trafikut është një besueshmëri për biznesin tuaj.Trafiku i kërkimit ka një vëllim më të lartë se çdo burim tjetër.I besueshëm, vëllim i lartë dhe fitimprurës.Por edhe SEO ka disa dobësi të vetat. Nëse përdorni SEO si strategji marketingu për dyqanin tuaj në internet,do përqëndroheni në tri gjëra:

  1. Optimizimi i faqeve të produkteve me keywords.
  2. Ndërtimi i përmbajtjes së dobishme dhe tërheqës për keywords
  3. Një përmbajtje e kuruar sa që njerëzit të lidhen me të si një burim

Në SEO dy gjëra kanë rëndësi: përmbajtja dhe lidhjet.Në ditët e sotme,SEO janë metoda më efektive për të promovuar çdo faqe të tregëtis elektronike në internet.