“Anaida Deti”Stomatologia që nisi gjithçka nga zero në Kanada

“Anaida Deti, është pa dyshim nga ato durrsake që na bëjnë të ndjehemi krenar kur dëgjojmë mbi arritjet e tyre.

Një profesioniste e shkëlqyer në Stomatologji e nderuar me dhjetëra çmime në Kanada, si dhe nënë e dy fëmijëve, Anaida na tregon me shumë në këtë rrëfim për “Albusiness Magazine” rreth viteve të para të emigrimit, vështirësive të hasura larg vendit të saj, nga ku u largua në vitin 1997 kur ishte vetem 16  vjeçe.”

Kujton marsin e vitit 1997 kur ajo emigron drejt Italisë dhe jeton atje prej pesë vitesh, por më pas vendos të largohet drejt Kanadasë në vitin 2002.

Gjatë periudhës që jetonte në Itali vashdon universitetin dentar,por me trasferimin në Kanada shkolla që kishte mbaruar në Itali, për fat të keq nuk i njihej.Kështu iu desh të fillonte gjithçka nga e para.Anglishten e fliste shumë pak. “Kishim mësuar në shkollë”, thotë durrsakja Anaida Deti,“Por nuk e kishim praktikuar,ishte shumë bazike dhe për t’u kuptuar ishte shumë e vështirë për shkak të theksit që njerëzit kishin në Kanada”.

Mëson Anglishten (ESL) e më pas hyn në kolegj për asistente dentiste.Punon një vit e gjysmë por kërkon për më shumë.Kështu ajo i kthehet përsëri studimeve. Filllon College për higjienë dentare.Sot ajo numëron 10 vjet që është diplomuar dhe ka marrë licencë shtetërore.Ushtron profesionin e saj për dy vjet në klinika të ndryshme dentare, por më pas vendos të hap diçka të sajën.

Në fillim iu desh të ndante hapësirën me profesioniste të tjerë dentare në tre klinika të ndryshme,por ishte shumë e vështirë pasi secili kishte vizione të ndryshme mbi biznesin dhe trajtimin e klientëve.Në maj të 2016-s dhe pas 9 muajsh kërkimesh dhe vështirësish pa fund, tashmë hap klinikën e saj.

Fillimet kanë qenë gjithmonë të vështira”, kujton Anaida: “Mezi prisja që dikush të më telefononte, e të hapej dera”.

Por sot ajo është në majat e saj të biznesit dhe numëron 3000 pacientë të cilët trajtohen në klinikën e saj.Pasioni që ajo ka për punën dhe profesionin, e ka bërë shumë të lehtë implementimin e saj me stafin dhe pacientët.E sheh pasionin e saj si një profesion dhe jo si një biznes, sa që e pret ditën tjetër me shumë padurim për të ushtruar profesionin e dentistes.

Sfidat kanë qenë të shumta nga gjuha e deri në punën që bënte mbas shkolle në një supermarkatë deri sa përfundoi studimet.  Por edhe paragjykimet nuk kanë munguar në radhën e të njohurve të saj, të cilët e kishin të vështirë të besonin asokohe se si do të triumfonte Anaida në të ardhmen…

“Kur iu thoja njerëzve që doja të hapja klinikën time, ata buzëqeshnin dhe e kalonin si shaka. Asnjë nuk e besonte që kjo gjë do të bëhej realitet. Por ja që u bë. Tani jam në procesin e hapjes së klinikës së dytë në zonën e Etobicoke që do të jetë prill-maj 2022. Shpresoj që në të ardhmen të hap edhe të tjera”.

Durrsakja Anaida është e martuar dhe ka dy fëmijë, një djalëdhe një vajzë.

Sfidë tjetër është të jesh mama dhe të zotërosh njëkohësisht edhe një biznes.  Ndërkohë që shkoja në shkollë dhe punoja, kisha dhe djalin shumë të vogël dhe shumë herë isha pa gjumë, teksa më duhej të vazhdoja me ditën tjetër edhe pa pushuar fare. Kur linda vajzën, pas vetëm tri ditësh më është dashur të kthehem në punë. Është shumë e vështirë të menaxhosh familjen dhe biznesin në të njëjtën kohë. Kur ke biznes, puna nuk mbaron kurrë, edhe kur je jashtë klinikës…”

Por mundi dhe sakrificat e saj janë shpërblyer ndër vite me disa çmime të ndryshme, si dhe me prezencën e saj në mjaft revista prestigjioze nga fusha e biznesit.

 

Anaida Deti

  • 2016 Patients’ Choice Award Winner by Opencare
  • 2017 Urban Hero Award for Exemplary Community Leadership in Health
  • 2018 Community Service Award from the Ontario Dental Hygienists’ Association
  • 2018 Best Dental Office from the CHCH TV Business Excellence Awards Silver Medal
  • 2018 Business Who Gives Back from the CHCH TV Business Excellence Awards Gold Medal
  • 2018 Top3 Outstanding Women for Entrepreneurship and Business in the GTA from Waterfront Awards
  • 2018 The Bizz Award Business Excellence Award by the World Confederation of Businesses
  • 2018 North York Mirror’s Readers Choice Award Winner for the Best Dental Office by Metroland Media
  • 2018 CDHA Superhero Competition Finalist, Top 21 out of 818 nominations across Canada
  • 2018 Veuve Clicquot New Generation Award Finalist, Top5 in Canada
  • 2018 Women of Inspiration Finalist from the Canadian Business Chicks
  • 2018 Silver Stevie Winner for Women in Business for Female Entrepreneur of the Year in Canada – 2nd place
  • 2018 One Planet Awards Gold for Female Entrepreneur
  • 2018 One Planet Awards Gold for Female Professional of the Year
  • 2019 Peak of Success Award by the World Confederation of Businesses
  • 2019 North York Mirror’s Reader’s Choice Award Winner for Best Dental Office
  • 2019 RBC Top 75 Canadian Immigrant Awards Finalist
  • 2019 The Winner Awards for International Business Excellence in New York City
  • 2019 Bronze Stevie Company & Organization of the Year in the Health Products & Services category
  • 2019 Gold Stevie Entrepreneur of the Year in the Health Products & Services category
  • 2019 Female Entrepreneur of the Year Award – Canada, Gold Award
  • 2019 Gold Winner for Excellence in Industry Woman of the Year in Healthcare, Pharmaceuticals, Biotech, Health Products & Services
  • 2019 Gold Winner of the 2019 Female CEO of the Year in Canada
  • 2019 Urban Hero Awards – Business Category winner, People’s Choice
  • 2019 Woman of Inspiration Indigenous Leader Award
  • 2019 Stevie Awards for Women in Business, Bronze winner for Female Entrepreneur of the Year in Canada
  • 2020 The Corporate Vision Magazine Most Influential Leader in Healthcare – Toronto
  • 2020 CEO Today Business Women of the Year Awards
  • 2020 Stevie International Business Awards, Bronze winner for Entrepreneur of the Year in Health Products & Services
  • 2020 Stevie Women in Business Awards, Bronze winner for Female Entrepreneur of the Year in Canada
  • 2020 Readers’ Choice for Best Dental Services in North York
  • 2020 THE BEYOND SUCCESS Award
  •   2020 Canadian Entrepreneur of the Year by International Business Magazine Awards
  •   2020 Business Leadership and Outstanding Contribution to Healthcare by Business Worldwide Magazine
  •   2021 CEO Today Business Women of the Year Awards

www.dentalx.ca

“T’faleminderit Anaida për këtë intervistë dhe histori suksesi.”