Disa këshilla se si të mbajmë qëndrim pozitiv në punë

-

Qëndrimi ndihmon në përmirësimin e jetës tonë,por mund edhe ta vështirësojë atë.Kjo është dhe arsyeja pse njerëzit duan të modifikojnë përcerptimet e tyre me shpresën se do kenë një jetë më të mirë.Qëndrimi është mënyra e të menduarit,ndienjave,besimeve që secili individ mban ndaj diçkaje.Pra është mënyra se si ne ndiejmë për gjërat, njerëzit,situata të ndryshme.Lloji i qëndrimit ndikon nga mënyra se si reagojmë dhe sillemi në situata të veçanta.Mendimet korrekte janë ato që bëjnë punën tuaj më të lumtur.Pra, çfar të bëjmë për të shijuar më shumë punën?

Pse të pëlqen kjo punë – Puna që bëni është një ndihmë e madhe për ju nëse e pëlqeni atë.Renditni përparësitë e punës tuaj:ju ndihmon në rritjen e karrierës suaj,ju jep kënaqësi,ju pëlqen,njerëzit me të cilët punoni a janë të mirë,Paga juaj është e mirë? Pra gjeni aspekte pozitive të saj.

Përfeksion? – Puna duhet bër sa më mirë në ato kushte në të cilët ndodheni.Ndonjëherë ne i vendosim vetes standarte më të larta vetes tonë,të cilat kanë një shkallë të lartë vështirësie për t’u përmbushur.Kjo gjë na bën ta shohim punën që po bëjm sikur të ishte një brand i joni,prandaj duket e shkëlqyer,por pas një kohe do veni re , se vështirë mund të mbahen rregullat.Pra, bëni më të mirën tuaj,por synoni të arrini rezultatet e kërkuara.Nëse kërkoni përsosmërinë, nuk do të jeni kurrë të kënaqur”. Lev Tolstoy.

Qetësia – Nëse punoni në një vënd dinamik, me sa më shumë telefonata,E-mail,klientë, furnitorë etj.Stresi e ka shumë të lehtë të akomulohet tek ju.Mundohuni që të jeni sa më të qetë (ose të paktën të dukemi si i tillë) në çdo situatë.Kjo lejon të shohësh më shumë, dhe të fitosh kontroll mbi ngjarjet.Bëjeni CEO-n tuaj që të ket përshtypje të tilla si: Ai është një njeri i qetë, lëviz poshtë e nalt, nuk lodhet.Pra edhe nëse jeni i stresuar , jo të gjithë duhet ta vën re.

Përqëndrohuni në zgjidhjet e problemit – “Houston we got a problem.” një shpreheje e huazuar nga filmi apollo 11. Por si mund ta zgjidhni atë? Gjithkush i pëlqen njerëzit krijues,mendimtarë,dhe cili do për zgjidhjen e problemeve.Bëhuni një!

Durim – Supozoni se po shkoni për në punë – turni i dytë ose një projekt i kompanisë i cili është nisur më parë nga një koleg i juaji.Minutat e para janë si të pakuptueshme për aq koh sa ju duhet të jeni të zgjuar në atë që po mereni.Duhet pak kohë për të kuptuar arsyet dhe shkaqet e gjërave.Mos veproni pa shikuar,hetuar se si, çfarë,ku, kush.Kështu ju keni njohur të gjitha faktet.Ndoshta kolegët tuaj mendojnë se në atë moment të kohës kanë bër diçka të saktë?

Qëndro pozitiv – Në fakt dua të them mendo pozitivish.Në mjedisin tuaj ka shumë njerëz që duan të jenë si ju dhe duan të njëtat gjëra si ju.Duan që puna të bëhet.Bashkëpunoni,flisni,angazhohuni,tregoni mirësi,çdo çështje mund të zgjidhet ose menaxhohet në një mënyrë të arsyeshme.Kështu shumë shpejt do vini re pozitivitetin  tuaj i cili do tërheq njerëz të kenë të njëta mendime me ju dhe do të frymëzojë të tjerë të jenë pozitiv.

Sinqeriteti – Një thënie modeste”Më vjen keq” ose “Unë nuk di si ta bëj më mirë”,aftësitë e mia deri këtu janë.Një gabim nga ana juaj dhe të pranosh që ke nevojë për mbështetje të bën më njerzorë  (kjo nuk do të thotë që nuk jeni) ndikon pozitivisht në imazhin tuja profesional.

Mëndje hapur – Përshtatuni me ndryshimin e rregullave.Vendi i punës është jetik një organizëm i gjallë dhe ju jeni pjesë e tij.Kjo ngelet në dorët tuaj për aritjen e qëllimeve tuaj,përgjegjësia që doni të merrni dhe se sa do donit të rriteshit profesionalisht

Mirësia – NJë atribut i juaj i cili do t’ju ndihmojë të lidheni jo vetë me anëtarë e ekipit, por edhe me partnerë të ndryshëm biznesi ose klientët.Të qënit miqësorë dhe të kesh informacion për njerëzit me të cilët punon, do t’ju bëj të kuptoni më mirë veprimet e tyre duke ju sjell kështu dhe krijimin e një atmosfere më të mirë në ambjetet e punës.

Vlen të thuhet  ndaj qëndrimit në vendin tuaj të punës pasi aty kaloni pjesën më të madhe të ditës (pse jo dhe të natës).Kështu që mund ta shijoni atë, si dhe të fitoni disa para në të njëjtën kohë.

 

Share this article

Recent posts

Popular categories

Recent comments