Ermand Mertenika, (Inxhinieri i Biomjekësis) që na vjen në ndihmë me informacionet e tij.

Ermand Mertenika (Inxhinieri Biomjeksëor)

Sëmundjet tumorale dhe kancerat janë sëmundje të cilët po tkurrin vazhdimisht popullsinë për shkak të mungesës së një

zgjidhje shkencore e cila mund të diagnostikojë në mënyrë permanente këto sëmundje sidomos fazën metastazike.

Po cfarë janë sëmundjet tumorale dhe si krijohen tumoret dhe fazat e këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet tumorale janë sëmundje ku përgjegjësia e së cilës bie mbi njësine më të vogel qelizore e cila përcakton jetën tonë e cila emërtohet Acidi Deoksiribo Nukleik AND.

AND është përgjegjëse për cdo lloj sëmundje kryesisht për sëmundjet tumorale. AND-ja është kodi ynë gjenetik i cili përcakton prejardhjen tonë, tiparet dhe eksiztën tonë.

Cdo njeri ka kodin e tij gjenetik unik, që do të thotë që megjithëse ne jemi qënie të ngjashme pra “Njerez” ne jemi unik (pra të ndryshëm nga gjenetikisht nga njeri-tjetri).

Kodi ynë gjenetik është një sistem shumë i ndërlikuar dhe i ndërthurur biokimik dhe bio fizik e cila funksionon me një saktësi shumë të lartë.

Kodi gjenetik AND përbëhet nga katër elemente te quajtur baza të Azotuara te cilet jane: Adenina, Guanina Timina dhe Citozina.

Këto baza të azotuara alternohen me njëra tjetrën duke formuar kromozomet.

Kromozomet janë të vendosura në njësinë themelore të qelizës e cila është Nukli (Bërthama Qelizore) e cila manaxhon të gjithë veprimtarinë e qelizës.

Kombinacinacionet e këtyre bazave janë shume strikte.

Në organizmin tonë ndodhin miliarda kombinacione të tillë dhe imagjinojmë që organizmi ynë është një mega-fabrike .

Nqs një kombinacion nga miliarda kombinacione nuk realizohet në rregullin e duhur, atëhere kemi të bëjmë me një Anomali gjenetike pra ” DNA-Error”

dhe pikërisht kjo shkakton atë që e konsiderojmë një mutacion gjenetik e cila pikërisht ky do shkaktojë një dëmtim të replikimit të AND-së duke shkaktuar një ndryshim të bio-organikës së qelizes.

Ky error I DNA-së do shkaktojë një prishje të regjimit të riprodhimit të qelizave duke përshpejtuar riprodhimin qelizor.

Duke patur parasysh që qelizat riprodhohen në një mënyrë të pa kontrolluar si rezultat i ketij gabimi gjenetik pra “DNA – error” atëherë kemi të bëjmë me një mal-formacion e cila quhet “Tumor”.

Tumoret i kategorizojmë në tre tipe:

1-    Tumori Beninj (është nje grup qelizash tumorale të krijuar si rezultat i ketij gabimi gjenetik e cila qëndron e lokacionuar në një area apo zonë të trupit apo te organit

dhe zhvillimi i këtij tipi tumoral është shumë i ngadaltë.

(Tumore Celebrale, Tumore Kardiake, Tumore i mushkerive, Tumor i stomakut , Tumor i duodenit, Tumore kockore, Tumor I Pankreasit, Tumor i Melcise, Tumor I veshkave etj.

2-    Tumori malinj (është një grup qelizash shumë agresive apo invasive të cilët tentojn të riprodhohen me një shpejtesi relativisht të madhe. Keto lloje tumoresh i emertojme me

termin Kancer ose tumore invazivë dhe jane mjaft problematike pasi tentojne te riprodhohen me nje shpejtesi të larte.

3-    Tumoret Metastazike ( Jane grupe qelizash tumorale malinje te cilet jane te shperndara ne area apo zona te ndryshme te organizmit) (Matastazat formohen si rezultat

i shperndarjes se ketyre grupe qelizash tumorale nepermjet artjerjeve dhe sistemit limfatik.

Trajtimi i tumoreve realizohet me ane te 3 teknikave kryesore. –

–      (Trajtimi me kirurgji e cila ka te beje me heqjen e ketyre tymoreve nga indi apo organi ne te cilin eshte lokacionuar)

– Kimioterapia eshte nje trajtim me agjente kimike te lengshem si Altretamine, Busulfa, Karboplatin etj).Trajtimi me kimioterapi ndikon ne ngadalesimin e

procesit te riprodhimit te qelizave tumorale. (Kimioterapia sigurisht ka dhe efekte anesore.) –

-Radio Terapia eshte trajtimi I pacienteve me rrezatim me nje intensitet shume te larte duke goditur qelizat tumorale . (tipe te ndryshme te radioterapise jane:

Volumetric modulated radiation therapy (VMAT), Stereotactic radiosurgery (SRS) etj.

(Efektet anesore jane shume te larta sepse rrezatimi me intensitet te larte godet krahas zonen e organit ku ndodhet qelizat tumorale, gjithashtu demton dhe metabolizmin e qelizave te shendentshme “Qelizat e mira”.

Per te beret e mundur evitimin e pershkallezimit te perkeqesimit te ketyre semundjeve, eshte e keshillueshme kontrolli cdo 6-12 muaj I organizmit tone duke kryer Analizen e gjakut komplet dhe Analizen Hormonale.

Ermand Mertenika  – M.Sc Engineering Physics / Electronic
 
 
– Electronic Engineer
– Bio-Medical Engineer
– IT System Engineer
– Graphic Designer
– PR & Management
mobile: +355 69 61 19 848
Tirana, Albania