Instagram? Ja si mund ta promovoni biznesin tuaj.

A përdorni instagramin për të promovuar biznesin tuaj?jeni në kërkim të mënyrave për të tërhequr klientët tuaj? Instagrami ofron një tërheqe vizuale dhe një gjerësi marketingu për biznese të çdo madhësie.

Në këtë artikull po ndaj me ju katër këshilla për promovimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja në instagram.

#1: PËRDORNI HASHTAG

Hashtag-ët kan një rol të rëndësishëm në angazhimin në instagram.Sa më shumë hashtag të ketë një fotografi në instagram ,aq më shumë pëlqime merr.Arsyeja? për shkak se hashtag-ët u japin fotove një shtrirje më të madhe.Hulumtoni cilat hashtag janë më të popullarizuara ose të kërkuara.

Bëni kërkimin tuaj për të siguruar që hashtagu që po kërkoni është aktiv dhe i kërkuar. Mund ta filloni me hashtagun që jeni të interesuar si psh #albusinessmagazine ose #motivationquotes.etj.

#2: NDËRTONI BESIMIN NË VETEN TUAJ

Nëse keni një profesion tuajin apo pasion ,mund ta demostroni atë nëpërmjet instagramit,duke publikuar foto,video,selfi,klipe,receta ushqimi etj.Psh nëse jeni një trajner fitnesi,mundë të publikoni klipe nga stërvitja juaj.Me kalimin e kohës ju filloni të tërhiqni vëmëndjen dhe do merni pyetje në lidhje me ushtrimet tuaja apo dietën dhe regjimin e stërvitjes.

Si ta përdorni vëmëndjen për të rritur biznesin tuaj? Krijoni një webpage dhe një udhëzues trajnimi për një afat javor.Psh 12-javë.Përveç udhëzuesit javor të trajnimit ju mund të prezantoni linjën e pajisjeve të fitnesit.

Tashmë ju keni një numër të madh ndjekës dhe një bazë e dedikuar klientësh.

Si u arrit ky sukses masiv dhe i pa planifikuar? E gjitha vjen nga besimi që keni në vetvete,ju keni fituar besim duke vendosur veten si një ekspert në fushën tuaj,duke siguruar vlera dhe duke ndarë prova (dëshmi) me punën tuaj,

#3:KONTAKTE DHE BASHKËPUNIM

Kush është mënyra më e mirë për të rritur ndërgjegjësimin e markës pa patur suportin e një ndikuesi (influencer) që promovon produktin tuaj?

Ashtu si shum platforma të tjera sociale edhe instagrami ka një numër të madh komunitetesh që e ndjekin.Kështu që kompani të ndryshme ndjekin keto komunitete me një nr të madh ndjekësish dhe i dërgojnë mostra të ndryshme produktesh nga kompani që ato operojn.Psh një linj kozmetike,berber,avon,well etj. Strategjia e bashkëpunimit vjen në këtë format në instagram,bashkëpunoni sa më shumë me miqtë tuaj,ndjekësit tuaj.Publikoni bizneset, shërbimet që ato ofrojnë,shpërndajini në story dhe në miqtë tuaj që keni në instagram.Ky bashkëpunim rrit ndjeshëm qëllimet e çdo biznesi apo shërbimi që ato ofrojnë.Kontaktoni me kompani të ndryshme ofrojini atyre shërbimet tuaj.Social marketing.publikime,mirëmbajtje të faqes.etj.

#4:POSTO RREGULLISHT

Ashtu si çdo rrjet tjetër social postimet janë pjes të tyre,çelësi i suksesit në instagram janë postimet e shpeshta dhe të qëndrueshme.E ngjashme me twitter në kohë reale i cili është në azhornim gjatë gjithë kohës. Kjo është thelbësore,të postosh shpesh në mënyrë që të sigurosh shikueshmëri nga ndjekësit e tu..

Nëse marim shembull një dyqan rrobash ,shikojmë se shitësi/a do postoj jo më pak se 4 herë në ditë,ata i përziejnë fotot me produkte,produktet e tyre me klientët apo fansa që ato mund të kenë.Rezultati?Nëse pyesim dikë, xhiroja ditore është pozitive.Në fakt nuk ka një numër magjik postimesh në ditë për të funksionuar .Ajo që ju duhet është mënyra më e mirë për të gjetur se çfarë funksionon për ju dhe ndjekësit tuaj.Ekpserimentoni çdo ditë duke publikuar një numër të caktuar postimesh,dhe me kalimin e kohës do gjeni një formulë përfekte.

Këshillë për ty.

Mundësitë që bizneset të lulëzojnë në instagram janë të pafundme.Por me përkushtimin tuaj ,durimin,kreativitetin,Ky rrjet social do të rrisë ndërgjegjësimin e markës tuaj,dhe do tiu prezantojë me klientët dhe klientë të rinj.