E-commerce:evolucioni i blerjeve në internet

Blerja e shumë produkteve në internet duke përdorur uebin është një zakon gjithnjë e më i konsoliduar.Një klik i thjesht na dërgon në çdo dyqan virtual,i cili na jep mundësin të njihemi dhe të konsultohemi me katalogun dhe zgjedhjen e produktit që na nevojitet.Pasi zgjedhim produktin e dërgojmë atë në karrocën eletronike,pasi karroca elektronike plotësohet,zgjedhim dhe mënyrën e pagesës më të përshtatëshme.
Shopping online
Përmbajtja

1.1994 lind tregëtia elektronike (E commerce)

2.E-commerce 2000 deri më sot

3.Gjigandëd e E-commerce

Më 1994 E-commerce bën hapat e parë me lindjen e njërit prej gjigandëve : Amazon. Në vitet 1997-2000 “ekonomia” shafaqi një rritje të shpejt,faqet e tregëtisë elektronike u rritën në sektorë të ndryshëm nga prodhimi te shërbimet,gjithashtu numri i përdoruesve në internet sa vinte e shtohej,transaksionet dhe blerjet u rritën.
Masiviteti i tregtisë elektronike ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit blejnë:Sot nuk kemi limite kohore apo gjeografike për të blerë një produkt.Shumë vende janë pajisur me një faqe të tregtisë elektronike për aktivitetin që ato ushtrojnë,kjo si pasojë e qarkullimit dhe konkurencës.
Subjekte të formateve të ndryshme , por jo vetëm ,dua të përfshi këtu çdo individ, pasi kanë kuptuar potencialin e madh që E-commerce ofron për përdoruesit, përpiqen ta përdorin atë në mënyrën më të mirë.

E-COMMERCE NGA VITI 2000 DERI MË SOT

Që nga viti 2000, sistemi i transaksioneve në internet është përmirësuar dhe është bër më i sigurt.Përdoruesit zgjedhin të paguajnë me karta të parapaguara si Paypal pasi siguaria që ka kjo kartë nuk i len konsumatorët të pësojnë surpriza të pakëndëshme.Por në ditët e sotme shumica e këtyre pagesave bëhen përmes smartphonëve, si psh me Apple Pay ose Android,në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.Kompanitë studiojnë strategjitë E-commerce, kështu ato synojnë të rrisin shitjet dhe të diversifikojnë produktet për të përmbushur nevojat e klientëve

GJIGANDËT E E-COMMERCE

E-commerce është një biznes i destinuar gjithnjë e në rritje: ndërrmarrje të vogla dhe të mesme investojnë në tregtinë elektronike duke parë gjigandët e internetit dhe duke u përpjekur që të marrin një sugjerim nga strategjitë e tyre fituese.Ndër kompanitë më të famshme të tregtisë elektronike është Amazon, i themeluar nga Jeff Bezos i cili deri pak ditësh ishte njeriu më i pasur i planetit por që u dëbua nga Elon Musk.Në Amazon nëse klikojm gjejmë gjithçka duke filluar nga diversiteti i produkteve dhe elementi tjetër i cili është diferenca e çmimit sigurisht që është i favorshëm.Zalando gjithashtu është një nga gjigandët e tregtisë elektronike në vitit 2013 ai arriti 100 milion euro, 5 vjet mbas krijimit të tij.Zalando është i specializuar për shitjen e këpucëve dhe aksesorëve të ndryshë, në faqen E-commerce ofron libra të të gjitha llojeve.