Nga ideja në realizim, ja si të hapni “Coffee Shop” tuaj

Kafeja është e shijshme,qetësuese dhe e gjithanshme.Në Shqipëri është një pije me konsum të lart, e përveçse një pije e preferuaar dhe e zgjedhur nga Shqiptarët ajo është dhe një mundësi biznesi e shkëlqyer.

Por nëse po mendoni për të hapur kafenenë tuaj, pik së pari duhet të dini disa detaje me të cilat është mirë të njiheni.Si çdo fillim biznesi kërkon një plan biznesi,planifikim dhe hulumtime.Kjo është mënyra e vetme për ta bër atë qè të funksionoj.

Shpresoj që ky artikull t’ju ndihmoj sa do pak për t’ju çuar nga ideja në realizim

 

Brainstorming (mendime të furishme)

Hapi i parë në çdo fillim biznesi është krijimi i një plan biznesi solid.Një plan biznesi është shtylla kurrizore e kompanisë,prandaj sigurohuni që të jeni sa më detajuar.

  1. Koncepti juaj

Vendi që dëshironi të hapni.

Ku do të vendoset?

A do jetë ndryshe nga kafenet e tjera të zonës përreth?

LLoji dhe pijet që dëshironi të ofroni (dhe ushqim)?

Klientëve tuaj çfar përshtypje apo lloj ndjesie do ti lenit në momentin e frekuetimit të kafenes tuaj, si në arredim ashtu në shërbim dhe pije.

Këto mendime duhet ti mendoni mir, edhe pse ideja juaj nuk duhet të jetë 100% origjinale, por sa më efikase në sjelljen ndaj klientëve.

2. Audienca juaj.

Për të siguruar jetesën dhe për të mbajtur hapur biznesin tuaj, duhet të tërhiqni klientë.Kur keni një audincë të njohur kjo është më e lehtë.

Klietët tuaj jan të zonës të cilët punojnë dhe jetojnë aty?

Me një strategji duke përdorur kafen artizanale  a do tërhiqni një turmë të apasionuar mbas kësaj arome?

Një argëtim në fund javë do ishte një mundësi për të zgjeruar audiencën tuaj.

3. Buxheti

Është shumë e lehtë të humbasësh planifikimin,nëse nuk shpenzoni para për të fituar para.Humbjen e planifikimit e kupton kur nuk ke mjete të nevojshme për të sjell në jetë idetë e tuaja.Kjo është dhe arsyeja pse duhet të filloni me një buxhet për çdo aspekt të biznesit tuaj të ri.Kostot tuaj përfshijnë, qiran,mobilimin, pajisjet, pijet,ushqim.etj. Duke mos harruar tarifat administrative, liçencën e pijeve,pagat e punonjësve.Për këtë pjesë e mira është të merni një ekonomist për rishikim të buxhetit , pasi ai do t’ju tregoj dhe shkurtimin e disa kostove.

4. Brandi (Emri, Marka)

Mos harroni diçka të fundit dhe jo më pak të rëndësishme. zgjidhni një emër i cili mos të jetë shumë i ngarkuar por i thjesht dhe për tu mbajtur mënd, dilni me një logo që bie në sy.Krijimi i një uebfaqe të thjeshtë por profesionle dhe një llogari në rrjetet sociale do ishte një mënyrë shumë e mirë për të tërhequr klientë të rinj.

Përgatitja

Pasi të keni shkruar planin tuaj të biznesit dhe jeni gati të përfshiheni në praktikën  për hapjen e biznesit tuaj.Hapi i parë është njohja me rregulloret lokale,do t’ju duhet për hulumtimin e taksave, rregulloren e jashtëme, dhe disa kode të tjera.Këtu ju duhet me të vërtet ndihma e lartëpërmendur  për ekonomistin profesionalist.Ata kan për t’ju drejtuar në drejtimin e duhr madje do t’ju kursejnë kohë dhe përpjekje.Përveç marrjen e liçencave të kërkuara më lartë do duhet të regjistroni dhe biznesin zyrtarisht.

Kërkoni të punsoni njerëz që janë të komunikueshëm, të afrueshëm,të mirë në shumë detyra dhe më e rëndësishmja profesionistë.Krijoni dhe kushtojini një rëndësi të veçantë kulturës që po ndërtoni brenda biznesit tuaj.Përpiquni të jeni personi me të cilin të gjithë duan të punojnë.Në këtë mënyrë nuk do shqetësoheni për gjetjen e njerëzve të rinjë dhe trajnimin e tyre çdo dy muaj.

Më në fund, filloni e blini pajisjet me të cilat do punoni,aparatet e expresit,bluarësit dhe pjekësit e kafesë.Kujdes dhe mos harroni këto kanë ndikim të madh në cilësin e produkteve tuaja, prandaj mos zgjidhni opsionet më të lira.Mund t’ju kushtoj para në afat të gjatë.

Faza Operacionale

Jeni në ditë e hapjes dhe ndiheni sikur keni arritur punë të madhe (patjetër që po), por mos harroni puna juaj sapo ka filluar.

Drejtiimi i një kafeneje ka të bëj me disa gjëra thelbësore.

Bëni kujdes me cilësinë e shërbimit dhe produkteve tuaja mos lejoni që t’ju rrëshkasin.Ka shum konkurencë në biznes kështu mos u radhisni në dështimin e rradhës.Investoni në marketing,kërkoni mënyra për tu angazhuar me klientët tuaj në rrjetet sociale. Ndërtimi i besnikëris me klientë tuaj do t’ju bëj më vigjilent.Merrni parasysh zhvillimin e një programi besnikërie me klientët tuaj ose dilni me produkte që do t’ju veçojnë nga bizneset e ngjashme.

Zgjero ofertat e tua merrni parasysh zgjerimin e ofertave tuaj ose organizimin e ngjarjeve muzikore gjatë fundjavave.Këto lloj ofertash mund të bëjnë një punë të shkëlqyer duke tërhequr klientë të rinj ( dhe të shpenzojnë më shumë)

Shijojeni punën tuaj.Entuziazmi nuk mjafton për tu bër i suksesshëm,por është një komponent shumë i mirë dhe i rëndësishëm për të drejtuar një dyqan kafeje.

Mbani mënd ju po shisni më shumë se një pije, ju po shisni një përvojë,

Përfundimi

Ka shumë gjëra të cilët duhen marë parasysh në hapjen e kafenesë tuaj.Procesi kërkon një përgatitje të madhe por edhe ofon një kënaqësi.Gjithsesi ju po krijoni një hapsirë mikpritëse për klientët tuaj.Gjë që do tu jap atyre një mundësi shërbimi të shkëlqyer dhe do t’ju lejojë ti kushtoheni një pune të vështirë, por që në fund do t’ju jap një kënaqësi.