Si të shkruani një letër motivimi për punë.

Shkrimi i një letre motivuese për punë mund të jetë sfidues.Pytja që mbetet gjithnjë është: se cila është mënyra më e mirë për të shkruar një letër në mënyrë që të fitojë këtë  pozicion pune? E në fakt asnjë letër me fakte të plota nuk mund të premtojë një punë,por mund të rrisë shanset.

Një letër motivuese për punë është mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah aftësit dhe përvojat tuaja.Në një farë mënyre kjo i  jep arsye punëdhënësit se pse jeni i  aftë për punë.Letra motivuese rrit shanset për të bër një intervistë.Sot, këto letra dërgohen me email

Këshilla për të shkruar formatin e letrës motivuese për punë

Kusht për aplikim pune përbëhet nga 2 pjesë- rezyme dhe letër motivuese.CV-ja përshkruan shkurtimisht përvojën tuaj.Ndërsa letra e motivimit shpjegon me detajet kualifikimet tuaj dhe pse mendoni se jeni kandidati më i përshtatshëm për vendin e punës.Gjithashtu tregon pse doni të bëheni pjesë e organizatës.Indentifikon aftësitë tuaja përkatëse dhe përputhjen me punën.

Detajet e punës

E ndërsa aplikoni për një vënd punë në një kompani ,mos harroni të gjeni më shumë detaje rreth punës në mënyrë që ti përfshini në letër ato.Bëni pytje përkatëse,si: A kërkon punë ekipore puna? Udhëtimet e shpeshta a jan pjesë e punës?.Kompania që po aplikoni për punë çfarë lloji personi po kërkon?.Kjo gjë do tju jap një avantazh, pasi keni këto përgjigje ju keni se çfarë të shkruani në letër.Pra jeni një lojtar që punon me ekipit tënd.një drejtues,udhëtimet që jan pjes e punës ju pëlqejnë,etj.Edhe nëse keni përvoja përkatëse nga e kaluara mund ti përmëndni ato.

Njihni kompaninë, informacioni

Zbuloni sa më shumë informacion për kompaninë ku do aplikoni.Vizitoni faqen e internetit të kompanisë.Pasi media e saj sociale merret me reklamën rekrutimit,rreklama të tjera apo gjëra të tilla.Pasi të këni marrë informcione të tilla në lidhje me kompaninë, mundë të përshtatni letrën në përputhje me rrethanat.Në se e dini natyrën e kompanisë , atherë mund të tregoni ngjashmëri midis vlera thelbësore të kompanisë dhe juve.

Pa gabime

Në momenti sa po të keni përfunduar letrën motivuese dhe të jeni gati, mos harroni ta kontrolloni atë më shum se një herë.Korrektim nuk do të thotë të kontrollosh gramatikën,Lexojeni mirë.Letra e motivimit duhet të jetë e rëndësishme,por jo e përsëritur.Kini parasysh diçka! Letra e motivimit është vetëm një histori e shkurtër.

Fjalët

Kjo mund të mos duket kaq e rëndësishme, por stili dhe madhëshia e shkronjave nuk duhet të luhen.Mos u mundoni të bëni shpikje me këtë.Por përdorni në mëyrë rigoroze një font të rregullt që lexohet thjesht, dhe madhësia e shkronjave duhet të jetë 10 ose 12. Nuk duhet ttë jetë shumë e vogël dhe as shumë e madhe.

Detajet personale

Qëllimi kryesorë i  kësaj letre është të shtojë shanset tuaja për një intervistë pune dhe përzgjedhje.Një aplikim i tillë  krijon një atmosferë positive para një interviste dhe ndihmon në kthimin e gjërave në favorin tuaj.Ofroni detaje dhe përvoja tuaja që tregojnë së ju jeni një kandidat i mirë dhe e meritoni kët punë.

Shembull i Letrës së Motivimit

LETËR MOTIVIMI APLIKIM PËR PUNË

Adresa,
Emër Mbiemër
Ap 145 Vëndbanimi. Rruga
nr, cel (355) 069 xx xx xxx

01/Janar/2021

Për,
Emër Mbiemër
Rruga, Adresa,nr

I nderuar ose drejtuar kompanisë që po aplikoni për pozicionin e punës,

Po e shkruaj këtë letër për të shprehur entuziazmin tim për pozicionin [pozicionin e punës,titullin] që keni postuar në [emrin e portalit] te [ mos harroni emrin e kompanisë].Krijimtaria dhe përkushtimi i [emrit të ndërrmarrjes] më kanë ndezur entuziazmin për të aplikuar për këtë punë që nga momenti i shpalljes së publikimit.Shkrirja e përvojës time në industri dhe vlerat e kompanisë do të jenë një përvojë unike dhe pasuruese për të dyja palët

Unë kam një përvojë prej [vitesh] në këtë pjesë të biznesit dhe e kuptoj vlerën shoqërore të këtij sektori.Unë besoj se ekspozimi dhe njohuritë e mia do të jenë një pasuri për kompaninë tuaj.

Puna ime e kaluar ka qën në sektorin e manaxhimit [lista e përgjegjësive] si pjesë e stafit apo kompanonia ku keni punuar Unë kam punuar gjithashtu [emri dhe pozicionet] kjo për të siguruar përvojën më të mirë.Unë gjithashtu kam asistuar [profesionistët] në [ emri i përshkrimit të punës] për të zgjidhur çdo çështjet që ato mund të kenë.

Arritjet kryesrore që kam pasur në punën time të mëparshme janë:

[Një listë e të gjitha arritjeve dhe çmimeve që keni marrë]

Përvoja më ka mësuar që të arrij sukses; puna në ekip është mënyra më e duhur për arritjet dhe qëllimet e kompanisë.Unë besoj se marrdhëniet e forta me të gjitha departamentet e çojnë jo vetëm kompaninë, por edhe të gjithë grupin e punës drejt suksesit.Leksioni im më i mirë është se e kam mësuar veten të punoj në mes të e kipit dhe të bëj miq në të gjithë organizatën

Unë nuk jam një punëtor i varur.Unë mund ti arrij synimet duke punuar edhe në mënyrë të pavarur.Unë jam një njeri pozitv dhe i dua njerëzit,Por mund të punoj vetëm kur më paraqitet nevoja. Jam i apasionuar pas punës sime dhe kryerja e saj është më e rëndësishmja për mua.

Kam besim se do më gjeni një përshtatje të përsosur në organizatën tuj.

Ju falenderoj për shqyrtimin tuaj.

Sinqerisht,
(Nënshkrimi/ firma)
Emër Mbiemër
(Pozicioni juaj)